Pas Nasrallah, Izraeli vret një tjetër komandat të lartë të Hezbollah

Një tjetër komandant i Hezbollahut u vra nga ushtria izraelite në një operacion mbrëmë, një ditë pasi vrau liderin Hassan Nasrallah. Në një

Shtator 29, 2024 - 12:15
 0
Pas Nasrallah, Izraeli vret një tjetër komandat të lartë të Hezbollah

Një tjetër komandant i Hezbollahut u vra nga ushtria izraelite në një operacion mbrëmë, një ditë pasi vrau liderin Hassan Nasrallah.

Në një deklaratë të lëshuar nga IDF, ata njoftuan vrasjen e komandantit të njësisë së sigurisë parandaluese të Hezbollahut, Nabil Kauk, i cili ishte gjithashtu anëtar i Këshillit Qendror të organizatës.

Sipas zëdhënësit të IDF-së, Kauk besohet të jetë i afërt me udhëheqjen e Hezbollahut dhe ka promovuar një sërë aktesh terroriste kundër qytetarëve izraelitë, përfshirë ditët e fundit.

Në të njëjtin përditësim, bëhet e ditur se Kauk iu bashkua organizatës në vitet 1980.

Në të kaluarën, ai ishte kreu i rajonit jugor dhe nënkryetar i bordit ekzekutiv.

Kauk u shfaq shpesh në mediat libaneze, duke përfaqësuar Hezbollahun për popullatën shiite.

Më herët, agjencia shtetërore e lajmeve libaneze raportoi se 11 persona u vranë në një sulm ajror izraelit në një fshat në verilindje të Libanit sot, pa specifikuar nëse ndonjë nga të vdekurit ishte anëtarë i Hezbollahut./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.