Lungomare, makina përplas gruan me dy fëmijët teksa kalonin vijat e bardha

Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës. Mësohet se teksa drejtonte makinën mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares ka aksidentuar në vijat e bardha një grua bashkë me dy fëmijët e saj. Fatmirësisht, këta të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën. “Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin […]

Shtator 29, 2024 - 13:05
 0
Lungomare, makina përplas gruan me dy fëmijët teksa kalonin vijat e bardha

Një 31 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Mësohet se teksa drejtonte makinën mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares ka aksidentuar në vijat e bardha një grua bashkë me dy fëmijët e saj. Fatmirësisht, këta të fundit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë arrestoi shtetasin A. Ll., 31 vjeç, banues në Vlorë, pasi mbrëmjen e djeshme në zonën e Lungomares, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar në vijat e bardha shtetaset V. V., 50 vjeçe, I. Sh., 32 vjeçe, si dhe dy fëmijët e saj të mitur. Të katërt shtetaset ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.