Apartamente dhe vilë me vlerë 3 milionë euro, Oltion Bistri kërkon pasuritë e sekuestruara nga SPAK, rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, dhe familjarët e tij, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë,

Shtator 29, 2024 - 13:55
 0
Apartamente dhe vilë me vlerë 3 milionë euro, Oltion Bistri kërkon pasuritë e sekuestruara nga SPAK, rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri, dhe familjarët e tij, të cilëve SPAK u ka sekuestruar pasuritë, kanë bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar lirimin e pasurive nga masa e sekuestros.

Prokuroria e Posaçme njoftoi në maj të këtij viti se kishte vendosur në sekuestro pasuri me vlerë 3 milion euro në pronësi të Oltion Bistrit, i arrestuar më herët me akuzën e pjesëmarrjes në një organizatë kriminale.

Sipas SPAK, ndaj Oltian Bistri dhe familjarëve të tij (të cilët kanë pasur transaksione të lidhura apo të dyshuara se janë kryer për shtetasin Oltian Bistri), janë sekuestruar pasuri përfshi 22 njësi (dyqane/ambiente biznesi);  10  apartamente; 1 vilë në rezidencën “Green Valley”, 200 metra truall në kryeqytet, një garazh dhe një makinë.

Lajmi në përditësim…

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.