Aksidenti i rëndë në Pukë, reagon policia: Shoferi që vdiq 34 vjeç, humbi kontaktet dje me familjen

Policia e Pukës ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë ku humbi jetën Geg Kola. Sipas policisë, Kola, 34 vjeç kishte humbur kontaktet

Shtator 29, 2024 - 14:45
 0
Aksidenti i rëndë në Pukë, reagon policia: Shoferi që vdiq 34 vjeç, humbi kontaktet dje me familjen

Policia e Pukës ka reaguar lidhur me aksidentin e rëndë ku humbi jetën Geg Kola.

Sipas policisë, Kola, 34 vjeç kishte humbur kontaktet ditën e djeshme me familjarët.

Mëngjesin e sotëm familja e të riut ka bërë denoncimin në polici.

34 vjeçari ditën e djeshme kishte shkuar në fshatin Iballë dhe në mbrëmje kishte njoftuar familjen se po kthehej për në banesë.

Gjatë kontrollit të rrugës paraditen e sotme, në vendin e quajtur “Laku i Qershisë”, në një rrugë dytësore që të çon në lagjen Bullicë të fshatit Berishë Vendi, rreth 50 metra poshtë rrugës është gjetur i pajetë shtetasi Geg Kola.

Dyshohet se 34-vjeçari, duke u kthyer me automjet për në banesë, si pasojë e motit të keq ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.