Pas Hasan Nasrallah, Izraeli vret një tjetër drejtues të lartë të Hezbollahut

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një tjetër drejtues të lartë të Hezbollahut në sulmet e së shtunës ndaj Libanit. Nabil Qaouk, kreu i Këshillit të Sigurisë Parandaluese të Hezbollahut dhe një anëtar kryesor i Këshillit Qendror u vra nga sulmet me avionë luftarakë. Ndërkohë Hezbollahu nuk ka reaguar në lidhje me fatin e Qaouk. […]

Shtator 29, 2024 - 15:00
 0
Pas Hasan Nasrallah, Izraeli vret një tjetër drejtues të lartë të Hezbollahut

Ushtria izraelite thotë se ka vrarë një tjetër drejtues të lartë të Hezbollahut në sulmet e së shtunës ndaj Libanit.

Nabil Qaouk, kreu i Këshillit të Sigurisë Parandaluese të Hezbollahut dhe një anëtar kryesor i Këshillit Qendror u vra nga sulmet me avionë luftarakë.

Ndërkohë Hezbollahu nuk ka reaguar në lidhje me fatin e Qaouk. Ushtria izraelite e përshkruan Qaouk është një person i përfshirë në mënyrë të drejtpërdrejtë në promovimin e terrorizmit kundër Izraelit.

Kujtojmë se Izraeli vrau dje udhëheqësin e Hezbollahut, Hassan Nasrallah. Ndërsa pavarësisht kësaj vijuan sulmet ndaj shënjestrave të Hezbollahut ku të paktën 15 persona u vranë.

Vrasja e Nasrallah dhe jo vetëm ka sjellë reagimin e Iranit, shteti që furnizon dhe financon Hezbollahun, duke paralajmëruar hakmarrje.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.