SHBA kryen sulme ajrore në Siri, vriten 37 persona që dyshohet se kishin lidhje me ISIS dhe Al Qaeda

Ushtria amerikane njoftoi se gjatë natës, duke u gdhirë e diela, ka vrarë 37 militantë të lidhur me ISIS dhe Al Qaedan në

Shtator 29, 2024 - 15:10
 0
SHBA kryen sulme ajrore në Siri, vriten 37 persona që dyshohet se kishin lidhje me ISIS dhe Al Qaeda

Ushtria amerikane njoftoi se gjatë natës, duke u gdhirë e diela, ka vrarë 37 militantë të lidhur me ISIS dhe Al Qaedan në dy sulme ajrore në Siri.

Njoftimi vjen pas raporteve të mediave për shpërthime të forta pranë bazave amerikane në veriperëndim të Sirisë.

Dy nga të vrarët në këto sulme ishin zyrtarë të lartë të grupeve militante të cilët ishin përgjegjës për udhëheqjen e operacioneve ushtarake.

Forcat amerikane njoftuan gjithashtu edhe për një tjetër sulm të kryer më 16 shtator ndaj një kampi stërvitor të shtetit islamik në Sirinë qëndrore ku u vranë 28 militanë./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.