22 shoferë të arrestuar dhe proceduar në Tiranë, “Rrugorja”: 1421 gjoba në ditë këtë javë

22 shoferë janë vënë në pranga ose proceduar gjatë javës së fundit. Policia Rrugore e Tiranës thotë se pjesa më e madhe e tyre janë kapur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka nga ata që janë arrestuar edhe për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit. “22 Arrestime dhe procedime penale:  3 […]

Shtator 29, 2024 - 15:35
 0
22 shoferë të arrestuar dhe proceduar në Tiranë, “Rrugorja”: 1421 gjoba në ditë këtë javë

22 shoferë janë vënë në pranga ose proceduar gjatë javës së fundit. Policia Rrugore e Tiranës thotë se pjesa më e madhe e tyre janë kapur për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, por ka nga ata që janë arrestuar edhe për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.

“22 Arrestime dhe procedime penale:

 3 persona për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

5 persona për pa leje drejtimi.

13 persona për shkelje të rregullave të qarkullimit.

1 person për largim nga vendi i aksidentit”, njoftoi policia.

“Rrugorja” thotë se mesatarisht në ditë janë vendosur 1421 gjoba, ose në total 9949.

“40 masa për xhama të zinj. 552 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara. 271 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit. 659 masa për mos vendosjen e rripit të sigurimit. 483 masa për mosdhënie përparësi qytetarëve. 6.827 masa për qëndrim të gabuar. 550 masa për mospërdorim të kaskës mbrojtëse/jelekut fosforeshent, neni 169”, njoftoi policia.

Nuk kanë munguar as rastet e pezullimit dhe bllokimit të mjeteve.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.