Trupi i liderit të Hezbollah gjendet i paprekur, çfarë e shkaktoi vdekjen! Video e vendit ku u vra

Ekipet e shpëtimit që punojnë në lagjen e rrafshuar të Bejrutit ku ishte selia e Hezbollahut gjetën trupin e liderit të grupit Hassan

Shtator 29, 2024 - 15:35
 0
Trupi i liderit të Hezbollah gjendet i paprekur, çfarë e shkaktoi vdekjen! Video e vendit ku u vra

Ekipet e shpëtimit që punojnë në lagjen e rrafshuar të Bejrutit ku ishte selia e Hezbollahut gjetën trupin e liderit të grupit Hassan Nasrallah të dielën, thanë dy burime për Reuters.

Deklarata e Hezbollahut të shtunën që konfirmoi vdekjen e Nasrallah nuk thoshte saktësisht se si u vra ai ose kur do të mbahej funerali i tij.

Dy burimet i thanë Reuters se trupi i Nasrallah nuk kishte marrë goditje të drejtpërdrejta dhe shkaku i vdekjes së tij ishte trauma e fortë nga forca e shpërthimit.

Pamjet tragjike nga lagjja që u shkatërrua të premten në Bejrut, gjatë operacionit izraelit kundër Hassan Nasrallah, janë përcjellë përmes një postimi në Twitter nga një korrespondent i medias belge VTM News.

Robin Ramaekers, i cili ishte në vendngjarje me ekipin e tij,  raporton se mbi  100  persona mund të jenë ende të bllokuar nën rrënoja, nuk ka shpëtimtarë në zonë, ndërsa ndjenja e përgjithshme është se “Irani na ka braktisur”.

Në të njëjtën kohë, video nga Anadolu Agency tregon kraterin e krijuar nga bombardimi masiv, i cili rezultoi në “rrënimin” e ndërtesave në të cilat ndodhej selia e Hezbollah.

Ushtria e Libanit u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar

Ushtria libaneze u bëri thirrje sot qytetarëve që të “ruajnë unitetin kombëtar” dhe “paqen sociale” pas vdekjes së liderit të Hezbollahut.

Apeli i drejtohet një vendi me ndarje të thella midis komuniteteve të ndryshme, të cilat janë rindezur nga vendimi i Hezbollahut për të hapur një front me Izraelin në mbështetje të grupit palestinez Hamas.

“Ushtria u bën thirrje qytetarëve që të ruajnë unitetin kombëtar dhe të mos çohen në veprime që mund të ndikojnë në paqen sociale në këtë periudhë të rrezikshme”, tha ushtria në një deklaratë.

“Armiku izraelit po përpiqet të zbatojë një plan shkatërrimi dhe të mbjellë përçarje mes libanezëve”, shton ai.

Trupa shtesë janë vendosur që nga e premtja në Bejrut, ku dhjetëra mijëra njerëz nga zonat shiite janë strehuar pasi u larguan nga shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve izraelite, tha një zëdhënës i ushtrisë libaneze për AFP në kushte anonimiteti.

Mbrëmë, kryeministri libanez Najib Mikati u kishte bërë thirrje tashmë libanezëve që të “bashkohen” për të ruajtur paqen sociale.

Koordinatorja e Kombeve të Bashkuara për Libanin, Janine Hennis-Plassart, bëri gjithashtu një thirrje të ngjashme sot përmes Platformës X.

“Në këtë moment kritik për Libanin ku pasiguria po zgjerohet, është koha që vendi të fokusohet në interesin e përbashkët: një shtet i cili është në gjendje të marrë shpejt përsipër nevojat e sigurisë dhe humanitare”, tha ai.

Vdekja e Hassan Nasrallah erdhi si një tronditje e madhe për mbështetësit e tyre, të cilët në thelb janë nga komuniteti shiit, dhe, përtej kësaj, e zhyti Libanin në terror./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.