Fluks në pediatrinë e Lezhës, virozat dhe ndryshimi i temperaturave sjell probleme te fëmijët

Me fillimin e kopshtit apo shkollës, si dhe ulja e temperaturave ka sjellë fluks pranë pediatrisë në spitalin rajonal të Lezhës. Sipas mjekut pediatër, Bardhok Gjoka më të prekurit janë moshat nga 0-5 vjeç, kryesisht ata që shkojnë në çerdhe apo kopsht për herë të parë. “Fillimi i shkollave, kopshteve, çerdheve kontaktet e fëmijëve me […]

Shtator 29, 2024 - 16:35
 0
Fluks në pediatrinë e Lezhës, virozat dhe ndryshimi i temperaturave sjell probleme te fëmijët

Me fillimin e kopshtit apo shkollës, si dhe ulja e temperaturave ka sjellë fluks pranë pediatrisë në spitalin rajonal të Lezhës.

Sipas mjekut pediatër, Bardhok Gjoka më të prekurit janë moshat nga 0-5 vjeç, kryesisht ata që shkojnë në çerdhe apo kopsht për herë të parë.

“Fillimi i shkollave, kopshteve, çerdheve kontaktet e fëmijëve me njëri-tjetrin…Ndryshimi i temperaturave kemi vënë re që kemi infeksion të rrugëve të sipërme respiratore, tek fëmijët e vegjël me bronkolite, ndërsa tek moshat më të rritur me forma gastrointensinale me të vjella dhe me diarre”, thotë Gjoka.

Mjeku pediatër tregon se prindërit duhet të shqetësohen kur temperatura është mbi 38 gradë celsius dhe zgjat më shumë se tre ditë për tu drejtuar pranë urgjencës së Pediatrisë./TCH

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.