“Më jep ujë të lutem”, babai abuzues përballet me gjykatën pas vdekjes nga uria të djalit të mitur, njerka dënohet me 25 vite
Brandon Cavera, babai i Benjamit , 4-vjeçarit që vdiq nga uria më 17 gusht të vitit 2021 po përballet me gjykatën për krimin
Brandon Cavera, babai i Benjamit , 4-vjeçarit që vdiq nga uria më 17 gusht të vitit 2021 po përballet me gjykatën për krimin e tmerrshëm.
Nga pjamet e publikuara nga KSAT shihet teksa Benjami i këkron ujë dhe ushqim babait të tij, ndëra ai i jep të pijë lëndë dezifektuese.
Po ashtu pamjet të tmerrshme janë dhe ato kur njerka e tij Miranda Casarez rreh pa mëshirë të voglin.
Ndërsa në fotot që shihni duket 4-vjeçari me sytë e nxirë pas rrahjes, edhe pse babai dhe njerka pretendojnë se vetë i mituri ka lënduar veten.
Njerka e tij Miranda Casarez, 25 vjeç, tashmë është dënuar me 25 vjet burg për abuzim me Benjamin.
Gjykata e pa Benjaminin duke u intervistuar nga dy oficerë të policisë së San Antonios larg babait dhe njerkës së tij.
Ata e çuan atë te një pasqyrë dhe e pyetën se si iu bënë sytë aq të mavijosur, saqë i riu buzëqesh dhe thotë se i ka goditur. Një nga oficerët, Omar Perez, i tha gjykatës: Benjamin “kishte lëndime të dukshme”.
“Ai kishte mavijosje në sy dhe në trup dhe ishte i dobët, aq sa i shiheshin kockat”, shtoi ai.
Mjekët e urgjencës u thirrën për të kontrolluar 4-vjeçarin, gjendjen e tij jetësore. Më pas Perezit iu tha që të thërriste shërbimet e mbrojtjes së fëmijëve për të shqyrtuar më tej situatën dhe për të plotësuar një raport.
Atij iu tha se kjo do të çonte në një hetim në një datë të mëvonshme. Vetëm 25 ditë pasi policët e panë Benjaminin për herë të parë, ai u gjet i vdekur.
Sipas Zyrës së Ekzaminuesit Mjekësor të Qarkut Bexar, shkaku i vdekjes së Benjamin ishte për shkak të urisë. Brandon Cevera mohon se i ka shkaktuar lëndime një fëmije dhe përballet me burgim të përjetshëm nëse shpallet fajtor.
What's Your Reaction?