Dibra tërheqëse për turizmin e aventurës, të huajt vlerësojnë natyrën dhe mikpritjen e banorëve të zonës

Dibra me resurset natyrore turistike, si Parku Kombëtar i Lurës dhe ai i Korabit, vazhdon të tërheqë vëmëndjen e turistëve të aventurës. Turistët gjermanë janë ata që kryesojnë ndjekur nga çekët, zviceranët dhe nordikët të cilët e zbulojnë Dibrën përmes tureve me motorë apo biçikleta, si ky grup turistësh gjermanë që do të kalojnë dy […]

Shtator 29, 2024 - 17:00
 0
Dibra tërheqëse për turizmin e aventurës, të huajt vlerësojnë natyrën dhe mikpritjen e banorëve të zonës

Dibra me resurset natyrore turistike, si Parku Kombëtar i Lurës dhe ai i Korabit, vazhdon të tërheqë vëmëndjen e turistëve të aventurës. Turistët gjermanë janë ata që kryesojnë ndjekur nga çekët, zviceranët dhe nordikët të cilët e zbulojnë Dibrën përmes tureve me motorë apo biçikleta, si ky grup turistësh gjermanë që do të kalojnë dy ditë për të zbuluar Korabin.

Përveç bukurive, ajo që marrin me vete këta turistë është mikpritja dhe shërbimi në qendrat ku akomodohen, duke bërë që të rikthehen sërish ose t’a sugjerojnë Shqipërinë te miqtë e tyre. Guidat profesionale sigurisht që e lehtësojnë edhe më shumë kërkimin e vendeve që duhen vizituar patjetër në Dibër, ndërsa origjina e turistëve po zgjerohet gjithmonë e më shumë, duke kaluar Europën.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.