Braktisi Gjermaninë dhe u rikthye pas 20 vitesh në Divjakë, mjeku: Nuk ka si vendlindja

Në kohën kur shumë mjekë të rinj e të vjetër kërkojnë të ikin në vendet e Bashkimit Europian për të ushtruar profesionin e tyre Erind Shurdi nga Divjaka, mjek në profesion vendosi të braktisë Gjermaninë dhe të kthehet në vendlindje. Studimet e larta ai i mbaroi në Itali, aty ku edhe nisi punën si mjek […]

Shtator 29, 2024 - 17:50
 0
Braktisi Gjermaninë dhe u rikthye pas 20 vitesh në Divjakë, mjeku: Nuk ka si vendlindja

Në kohën kur shumë mjekë të rinj e të vjetër kërkojnë të ikin në vendet e Bashkimit Europian për të ushtruar profesionin e tyre Erind Shurdi nga Divjaka, mjek në profesion vendosi të braktisë Gjermaninë dhe të kthehet në vendlindje.

Studimet e larta ai i mbaroi në Itali, aty ku edhe nisi punën si mjek për t’u zhvendosur në Gjermani për një mundësi më të mirë punësimi. Por 20 vite në emigrim ai i la pas shpine për tu kthyer në vendlindje.

Si çdo rikthim ishte i vështirë, shprehet mjeku, teksa tregon se iu desh një periudhe tre vjeçare për procedurat e konvertimit të diplomës me qëllim që të kishte mundësi të sillte në vendin e tij eksperiencën dhe profesionalizmin e përfituar në Itali dhe Gjermani.

Ngrohtësisë dhe afrimitetin që ka gjetur në vendlindje, Erind Shurdi thotë se nuk mund ta zëvendësojë me asgjë tjetër.

Erindi ka një mesazh për të gjithë studentët e rinj, që duan të braktisin vendin, por edhe për të gjithë kolegët mjekë që ushtrojnë profesionin jashtë Shqipërisë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.