U kap brenda “shtëpisë së barit” me mbi 160 mijë paundë kanabis, përfundon në pranga i riu shqiptar

Një operacion antidrogë në Winsford ka zbuluar një plantacion kanabisi me një vlerë të përllogaritur prej 168,000 paundësh. Sipas autoriteteve, në vendngjarje është gjetur një “plantacion i madh kanabisi”. Një zëdhënës i policisë, duke postuar në rrjetet sociale, tha: “Energjia elektrike ishte vjedhur, duke rritur rrezikun për zjarr në këtë pronë gjysmë të ndarë, që […]

Shtator 29, 2024 - 18:05
 0
U kap brenda “shtëpisë së barit” me mbi 160 mijë paundë kanabis, përfundon në pranga i riu shqiptar

Një operacion antidrogë në Winsford ka zbuluar një plantacion kanabisi me një vlerë të përllogaritur prej 168,000 paundësh.

Sipas autoriteteve, në vendngjarje është gjetur një “plantacion i madh kanabisi”. Një zëdhënës i policisë, duke postuar në rrjetet sociale, tha: “Energjia elektrike ishte vjedhur, duke rritur rrezikun për zjarr në këtë pronë gjysmë të ndarë, që mund të kishte pasur pasoja të rënda për banorët e shtëpisë përballë.”

Raportohet se në pranga ka përfunduar një shtetas shqiptar, i identifikuar si Neim Hoxha, 27 vjeç.

I riu është akuzuar në lidhje me sasinë e drogës dhe është lënë në burg.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.