Po ktheheshin nga dasma, aksident në aksin Berat-Lushnjë, 5 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Berat -Lushnje. Aksidenti ka  ndodhur rreth orës 04:00

Shtator 30, 2024 - 08:15
 0
Po ktheheshin nga dasma, aksident në aksin Berat-Lushnjë, 5 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Berat -Lushnje.

Aksidenti ka  ndodhur rreth orës 04:00 pranë fshatit Fier-Shegan. Në aksident janë përfshirë dy automjete ,një automjet tip Toyota RAV4 ku udhëtonin 5 persona dhe një mjet tip Smart.

Të dy mjetet të cilët udhëtonin në kahe të ndryshem janË goditur me njëra tjetrën në pjeset anësore ku me pasë kanë përfunduar në kanale.

Është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse dhe policisë  për nxjerjen e personave që ndodheshin në automjete.

Nga ky aksidnet pasagjerët kanë marë lëndime të lehta ndërsa një grua rreth të 50 ka marrë dëmtime me shumë, por jashtë rrezikut për jetët.

Të 5 personat që udhëtonin me mjetin tip Toyota ishin duke u kthyer nga një dasëm . Ekspertët të policisë rrugore nisën hetimet e shkaqeve të aksidentit duke marë në pyetje dy drejtuesit e tyre. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.