Sherri përfundon në sulm me thikë, shqiptari plagos italianin

Një debat banal ka përfunduar në një sulm me thikë në Itali, ku të përfshirë ishin një 32-vjeçar shqiptar dhe një 52-vjeçar Italian.

Shtator 30, 2024 - 09:55
 0
Sherri përfundon në sulm me thikë, shqiptari plagos italianin

Një debat banal ka përfunduar në një sulm me thikë në Itali, ku të përfshirë ishin një 32-vjeçar shqiptar dhe një 52-vjeçar Italian.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:00, të diëlën e 29 shtatorit, në Corso Sebastopoli, pranë kryqëzimit me Corso IV Novembre, ku shqiptari ka goditur me thikë italianin.

32-vjeçari ka sulmuar italianin, duke e goditur me thikë. Po ashtu shqiptari ka vijuar ta sulmojë 52-vjeçarin, duke e goditur në fytyrë. I plagosuri është transportuar në spitalin Molinette dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori u ndalua nga policët e stacionit policor Barriera Nizza dhe u arrestua me akuzën e sulmit të rëndë. Nga policia u konstatua se italiani nuk e kishte njohur 32-vjeçarin para goditjes me thikë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.