Ndahet nga jeta legjenda e volejbollit shqiptar, Vangjel Koja

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare një nga emrat më të mëdhenj të volejbollit shqiptar, Vangjel Koja. Kjo është

Shtator 30, 2024 - 11:45
 0
Ndahet nga jeta legjenda e volejbollit shqiptar, Vangjel Koja

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 95-vjeçare një nga emrat më të mëdhenj të volejbollit shqiptar, Vangjel Koja.

Kjo është një humbje e madhe për familjen dhe për komunitetin sportive, si një nga emrat më në zë të volejbollit.

Karriera e Kojës nisi si atlet më pas si basketbollist, volejbollist dhe duke përfunduar më pas si trajner i skuadrës së famshme, Dinamo në volejboll për meshkuj, duke qenë jo vetëm fitues titujsh kampion, por duke lënë gjurmë të pashlyeshme në përfaqësimet evropiane.

Ka qene pjese e Dinamos nga viti 1964 deri më 1990, me një bilanc dominues: 23 herë kampion dhe 17 Kupa Republike të fituara vetëm me një klub, bashkë me sukseset europiane.

Pasionin për sportin, Vangjeli e trashegoi tek i biri- Orlandoja, që sot është trajner i Skënderbeut të femrave, kampion i Shqipërisë. Homazhet për këtë figurë të madhe të sportit shqiptar do të mbahen këtë në hënë në Kishën e Shën Sotirit në Korçë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.