Hezbollahu-Izraelit: Jemi gati për luftë, hajdeni!

Hezbollahu është gati për një ofensivë tokësore izraelite. Përfaqësuesit e organizatës libaneze janë shprehur se do të vazhdojë luftën kundër Izraelit, ndonëse kanë

Shtator 30, 2024 - 12:00
 0
Hezbollahu-Izraelit: Jemi gati për luftë, hajdeni!

Hezbollahu është gati për një ofensivë tokësore izraelite. Përfaqësuesit e organizatës libaneze janë shprehur se do të vazhdojë luftën kundër Izraelit, ndonëse kanë pësuar disa disfata.

Zëvendës shefi i Hezbollah deklaroi se grupi po vazhdon operacionet e tij, duke i përshkruar sulmet e tij deri më tani si “minimumi”, ndërsa shtoi se beteja mund të jetë e gjatë, raporton Reuters.

Ai e mbyll fjalën e tij duke bërë thirrje për durim.

Nga ana tjetër, Izraeli ka vrarë disa anëtarë të lartë të Hezbollah, mes të cilëve edhe kreun e saj, Hassan Nasrallah. Ky i fundit, u ekzekutua në një kompleks nëntokësor të fshehur në periferinë jugore të Bejrutit.

Vrasja e tij u pasua me reagime nga Hezbollah dhe Irani, të cilët u zotuan për hakmarrje të ashpër ndaj Izraelit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.