Irani përdor pajisje ruse? Kremlini nuk e mohon
Kremlini, duke iu përgjigjur një pyetjeje për përdorimin e pajisjeve ruse të komunikimit nga Irani, pas shpërthimeve të pajisjeve të Hezbollahut, njoftoi se marrëdhëniet tregtare
Kremlini, duke iu përgjigjur një pyetjeje për përdorimin e pajisjeve ruse të komunikimit nga Irani, pas shpërthimeve të pajisjeve të Hezbollahut, njoftoi se marrëdhëniet tregtare me Teheranin po forcohen.
Kremlini, duke komentuar një raport të Reuters se Garda Revolucionare e Iranit përdor kryesisht pajisje komunikimi të improvizuara ruse ose kineze, njoftoi të hënën se lidhjet tregtare të Moskës me Teheranin po fuqizohen.
Një zyrtar iranian i sigurisë i tha Reuters se Irani është i shqetësuar për infiltrimin e agjentëve izraelitë pas sulmeve vdekjeprurëse nga pajisjet shpërthyese të komunikimit të përdorura nga anëtarët e Hezbollahut të Libanit në fillim të këtij muaji.
Një operacion në shkallë të gjerë për të inspektuar të gjitha pajisjet e komunikimit të përdorura nga Garda Revolucionare është duke u zhvilluar, shtoi zyrtari.
“Unë nuk e di se sa të besueshme janë këto burime,” u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov kur u pyet për raportet e Reuters./vizionplus.tv
What's Your Reaction?