Mbahet prej një viti në paraburgim në Shqipëri, avokatët kërkojnë mosekstradimin e tij në Rusi

Përmes një daljeje publike, avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu kërkojnë mosekstradimin e klientit të tyre rus në Rusi, Igor Kokunov. Mbrojtësit i kërkuan ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, të mos miratojë ekstradimin, për të cilin ka dhënë dritë jeshile edhe Gjykata e Lartë. 60-vjeçari Kokunov, që mbahet prej 1 viti në paraburgim në Shqipëri, […]

Shtator 30, 2024 - 14:05
 0
Mbahet prej një viti në paraburgim në Shqipëri, avokatët kërkojnë mosekstradimin e tij në Rusi

Përmes një daljeje publike, avokatët Ardian Visha dhe Isuf Shehu kërkojnë mosekstradimin e klientit të tyre rus në Rusi, Igor Kokunov.

Mbrojtësit i kërkuan ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, të mos miratojë ekstradimin, për të cilin ka dhënë dritë jeshile edhe Gjykata e Lartë.

60-vjeçari Kokunov, që mbahet prej 1 viti në paraburgim në Shqipëri, akuzohet në Rusi për veprën penale “zënia e pozitës së lartë në hierarkinë kriminale”.

Sipas avokatëve, kërkimi i Kokunov është firmosur nga Prokurori i Përgjithshëm i Rusisë, i cili është shpallur “non grata” nga organizatat ndërkombëtare ku bën pjesë edhe Shqipëria.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.