Luis Enrique përjashton Dembele-n, sulmuesi jashtë listës për sfidën ndaj Arsenal

Luis Enrique trajneri i Psg ka përjashtuar sulmuesin Osmane Dembele, nga lista e të grumbulluarëve për sfidën e rëndësishme ndaj Arsenalit në Emirates,

Shtator 30, 2024 - 14:15
 0
Luis Enrique përjashton Dembele-n, sulmuesi jashtë listës për sfidën ndaj Arsenal

Luis Enrique trajneri i Psg ka përjashtuar sulmuesin Osmane Dembele, nga lista e të grumbulluarëve për sfidën e rëndësishme ndaj Arsenalit në Emirates, për Champions League.

Mediat në Francë theksojnë se ky përjashtim ka ardhur për arsye disiplinore, pasi mes të dyve ka patur një debat të ashpër, pas sfidës të së premtes së shkuar, kur Psg arriti të fitonte ndaj Rennes me shifrat 3-1. Pas këtij debate, duket se tekniku spanjoll nuk e ka pëlqyer sjelljen e sulmuesit të tij, ndaj ka vendosur mos ta thërrasë për sfidën ndaj Arsenalit në Londër. Një mesazh i qartë ky I dhënë nga trajneri, se askush nuk është mbi ekipin.

Megjithatë për Psg gjërat po shkojnë mire në kampionat për kampionët parizien, që edhe pas javës së 6-të dhe pas fitores ndaj Rennes mbajnë vendin e pare së bashku me Monaco me nga 16 pikë.

Ndërkohë ka ardhur edhe humbja e pare e sezonit për Marseille e De Zerbit. Marsejezët u mposhtë në transfertë 1-0 ndaj Strausburg, duke mbetur kështu në vendin e 3, me 3 pikë më pak se sa kryesuesit e Ligue 1.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.