Pas 10 vitesh ndryshon formula për matjen e PBB, rishikohet rritja ekonomike

Instituti i Statistikave ka ndryshuar metodologjinë që mat rritjen ekonomike të vendit. Nga 3.45 për qind që ishte raportuar më herët, zgjerimi i Prodhimit të brendshëm Bruto për vitin e shkuar vlerësohet në masën 3.94 për qind. Në rritje është rishikuar rritja ekonomike edhe për vitin 2021, ndërsa e kundërta ka ndodhur për 2020-n dhe […]

Shtator 30, 2024 - 14:55
 0
Pas 10 vitesh ndryshon formula për matjen e PBB, rishikohet rritja ekonomike

Instituti i Statistikave ka ndryshuar metodologjinë që mat rritjen ekonomike të vendit. Nga 3.45 për qind që ishte raportuar më herët, zgjerimi i Prodhimit të brendshëm Bruto për vitin e shkuar vlerësohet në masën 3.94 për qind. Në rritje është rishikuar rritja ekonomike edhe për vitin 2021, ndërsa e kundërta ka ndodhur për 2020-n dhe 2022-shin.

Pas 10 vitesh ndryshon formula për matjen e PBB, rishikohet rritja

Rishikimet madhore janë procese të rregullta të sistemit të Llogarive Kombëtare, të cilat kryhen të paktën një herë në 5 vjet, në mënyrë të koordinuar dhe në bashkëpunim me Eurostat. Ato kanë si qëllim përfshirjen e burimeve të reja të informacionit, përmirësimin e burimeve ekzistuese si dhe zbatimin e ndryshimeve metodologjike statistikore ndërkombëtare.

Instituti i Statistikave

Duke përfshirë burime të reja informacioni si dhe duke përmirësuar ato ekzistuese, bashkë me ndryshimet metodologjike-statistikore. INSAT raporton se ka ndryshuar rrjedhimisht edhe vlera e Prodhimit të Brendshëm Bruto. Nga pak më shumë se 2.3 trilionë lekë fillimisht, vlera totale e përkthyer në para e produkteve dhe shërbimeve në 11 degët kryesore për vitin e shkuar përllogaritet tashmë në gati 2.4 trilionë lekë. Në rritje është rishikuar edhe vlera e Prodhimit të Brendshëm Bruto për vitet 2019, 2020, 2021 dhe 2022.

Pas 10 vitesh ndryshon formula për matjen e PBB, rishikohet rritja

Rishikimi i metodologjisë që mat rritjen ekonomike të vendit do duhej të kishte ndodhur që në vitin 2019, por u shty. Formula e re do të vlejë për të matur rritjen ekonomike edhe për 5 vitet e ardhshme.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.