Policia i prish “festën” 9 personave në Koplik, procedohen të gjithë, një në pranga

Kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në Koplik, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, kapet në flagrancë në këtë

Shtator 30, 2024 - 15:20
 0
Policia i prish “festën” 9 personave në Koplik, procedohen të gjithë, një në pranga

Kishte përshtatur një banesë të marrë me qira, në Koplik, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit, kapet në flagrancë në këtë banesë dhe vihet në pranga 28-vjeçari.

Nëntë persona janë kapur duke luajtur lojra fati pas mesnate, në një banesë në Koplik. Banesa ishte marrë me qira dhe ishte përshtatur në ambient lojërash fati nga një 28-vjeçar. Ky i fundit u arrestua.

Ndërkohë 9 të tjerët që po ushtronin veprimtarinë u proceduan penalisht.

“Si rezultat i kontrolleve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”, për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme në fushën e lojërave të fatit, është finalizuar operacioni policor i koduar “Midnight”, si rezultat i të cilit u godit rast i kësaj veprimtarie.

Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. D., 28 vjeç, banues në Koplik, pasi kishte përshtatur katin e dytë të një banese që e kishte marrë me qira, në Koplik, për veprimtarinë e paligjshme të lojërave të fatit.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit I. B., 44 vjeç, F. B., 38 vjeç, A. R., 30 vjeç, V. V., 20 vjeç, të katërt banues në Koplik, M. V., 33 vjeç, banues në fshatin Vrakë,  E. Q., 35 vjeç, K. B., 30 vjeç, banues në Shkodër dhe A. T., 60 vjeç banues në fshatin Brojë, dhe për një 17-vjeçar”, njoftoi policia.

Policia sekuestroi makineta për lojëra fati, tavolinë pokeri, letra bixhozi dhe shuma parash, që u gjetën në banesë. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.