Netanyahu mesazh për qytetarët e Iranit: Vendi juaj do të çlirohet më shpejt se sa mendoni
Benjamin Netanyahu u dërgoi një mesazh qytetarëve të Iranit mesditën e së hënës, duke u thënë atyre se “regjimi i Teheranit nuk kujdeset për ta, ai
Benjamin Netanyahu u dërgoi një mesazh qytetarëve të Iranit mesditën e së hënës, duke u thënë atyre se “regjimi i Teheranit nuk kujdeset për ta, ai po i tërheq ata drejt humnerës”. Po ashtu ai tha se Irani po financon vetëm terrorizmin dhe armët bërthamore.
“Kur Irani të jetë më në fund i lirë, dhe ai moment do të vijë shumë më shpejt nga sa mendojnë njerëzit, gjithçka do të jetë ndryshe. Dy popujt tanë të lashtë, populli hebre dhe ai pers, më në fund do të kenë paqe”, theksoi kryeministri izraelit.
Netanyahu shtoi se Izraeli do të shkojë kudo për të mbrojtur qytetarët e tij, duke shtuar se dosjet e regjimit iranian po eliminohen çdo ditë.
“Imagjinoni se çfarë do të ndodhte nëse të gjitha paratë që regjimi investon në luftëra dhe armë bërthamore do të investoheshin në edukimin e fëmijëve tuaj, shëndetin dhe infrastrukturën tuaj.”
Më herët gjatë ditës së sotme, Teherani u kujdes të distancohej nga situata në Libanin jugor, me Ministrinë e Jashtme të Iranit që theksoi se vendi nuk kishte ndërmend të dërgonte trupa atje, duke shtuar se qeveria libaneze ishte e aftë të merrej vetë me Izraelin. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?