FOTO/ U largua nga banesa, por nuk u kthye më, 38-vjeçari prej 21 ditësh i zhdukur
Një 38-vjeçar nga Vlora është shpallur i zhdukur prej datës 9 shtator, ndërsa familja e tij vazhdon të kërkojë ndihmë për gjetjen e të riut. Kozma Stefa, i cili u largua nga banesa e tij në mbrëmjen e 9 shtatorit, nuk është kthyer më. Që pej asaj dite familjarët nuk kanë reshtuar së e kërkuari, […]
Një 38-vjeçar nga Vlora është shpallur i zhdukur prej datës 9 shtator, ndërsa familja e tij vazhdon të kërkojë ndihmë për gjetjen e të riut.
Kozma Stefa, i cili u largua nga banesa e tij në mbrëmjen e 9 shtatorit, nuk është kthyer më. Që pej asaj dite familjarët nuk kanë reshtuar së e kërkuari, por pasukses.
Sipas familjarëve, mbrëmjen e largimit Kozma ishte i veshur me pantallona të shkurtra, një bluzë në ngjyrë jeshile dhe shapka. Ata shtojnë se telefoni i tij ka qenë i fikur që prej momentit të zhdukjes, duke mos pasur asnjë kontak më me të riun.
Familja e 38-vjeçarit është e shqetësuar pasi ai vuan nga probleme të shëndetit mendor, gjë që e bën situatën edhe më të rëndë dhe të ndërlikuar. Ata kanë njoftuar policinë menjëherë pas zhdukjes së tij, duke kërkuar ndihmë për ta gjetur. Megjithatë, deri tani nuk është gjetur asnjë gjurmë për të ndihmuar në zbardhjen e fatit të Kozma Stefës.
Familjarët apelojnë për ndihmë nga këdo që mund të ketë ndonjë informacion për vendndodhjen e tij, duke u lutur për një lajm të mirë për t’i dhënë fund ankthit që po përjetojnë. Policia ka nisur hetimet dhe po punon për të zbuluar detaje që mund të ndihmojnë në gjetjen e 38-vjeçarit.
/a.r
What's Your Reaction?