E rëndë në Sarandë/ Babai përplas me makinë të bijën 3 vjeçare, vogëlushja transportohet me helikopter drejt Traumës
Një vajzë 3-vjeçare, e aksidentuar, është transportuar nga urgjenca e Sarandës drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Borsh. Sipas burimeve policore të Sarandës mësohet se babai i 3 vjeçares, A.L, Ilia Laba, i ndodhur në lagjen e tij në Borsh me mjetin e tij Benz, duke bërë manovër […]
Një vajzë 3-vjeçare, e aksidentuar, është transportuar nga urgjenca e Sarandës drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Borsh.
Sipas burimeve policore të Sarandës mësohet se babai i 3 vjeçares, A.L, Ilia Laba, i ndodhur në lagjen e tij në Borsh me mjetin e tij Benz, duke bërë manovër për t’u futur tek porta e oborrit të banesës së tij aksidentalisht ka goditur vajzën e tij 3- vjeçare.
Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë fëmijës u konstatua se vajza nga goditje me makinë ka pësuar goditje në organet e brendshme dhe në mushkri, por jashtë rrezikut për jetën.
Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ndërkohë babai i vajzës, Ilia Laba, do të ndiqet në gjendje të lirë.
What's Your Reaction?