COVID shtoi sëmundjet autoimune, mjeku: Nxiten edhe nga një gjendje virale

Pandemia e COVID-19 ka shtuar sëmundjet autoimune apo sëmundjet reumatizmale që prekin organet por edhe sëmundjet degjenrative si plakja e kyçeve dhe shtyllës kurrizore . Mjeku reumatolog, dr. Ervin Rrapushi thotë: “Kemi një incidencë deri në 1.5, por e vërteta është se janë shtuar rastet pas pandemisë pasi kjo shifër ka qene para pandemisë”. Sëmundjet […]

Shtator 30, 2024 - 20:40
 0
COVID shtoi sëmundjet autoimune, mjeku: Nxiten edhe nga një gjendje virale

Pandemia e COVID-19 ka shtuar sëmundjet autoimune apo sëmundjet reumatizmale që prekin organet por edhe sëmundjet degjenrative si plakja e kyçeve dhe shtyllës kurrizore .

Mjeku reumatolog, dr. Ervin Rrapushi thotë: “Kemi një incidencë deri në 1.5, por e vërteta është se janë shtuar rastet pas pandemisë pasi kjo shifër ka qene para pandemisë”.

Sëmundjet autoimune prekin të rinjtë 25 deri 45 vjeç dhe mundet që një gjendje virale t’i shfaqë ato.

“Zakonisht janë gjenetike por ndodh që shfaqen për herë të parë për shkak të një gjendje virale, faktorë të jashtëm si ndotja, tymi i duhanit etj.”, shton Rrapushi

Këshilla e mjekut është zbrisni nga makina, bëni ecje, ushqehuni shëndetshëm dhe diagnostikohuni sa më herët që këto sëmundje të trajtohen sa më parë, pasi kur behën bashkë më problem të zëmrës, diabet apo veshka, trajtimi bëhet më i vështirë.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.