Fansat i brohoritën fjalët “Liri Palestinës”, Bella Hadid kaplohet nga emocionet në Paris

Bella Hadid iu rikthye pasarelave pas dy vjetësh pauzë, duke marrë pjesë në shfaqjen e Saint Laurent në Javën e Modës të Parisit. Rikthimi i saj gjatë këtij eventi të modës është pritur me tejet emocion nga fansat e saj, të cilët u mahnitën me super-paraqitjen e saj në pistë. Super-modelja gjithashtu mori pjesë në […]

Shtator 30, 2024 - 20:55
 0
Fansat i brohoritën fjalët “Liri Palestinës”, Bella Hadid kaplohet nga emocionet në Paris

Bella Hadid iu rikthye pasarelave pas dy vjetësh pauzë, duke marrë pjesë në shfaqjen e Saint Laurent në Javën e Modës të Parisit.

Rikthimi i saj gjatë këtij eventi të modës është pritur me tejet emocion nga fansat e saj, të cilët u mahnitën me super-paraqitjen e saj në pistë.

Super-modelja gjithashtu mori pjesë në ‘after-partyn’ e brendit Saint Laurent, ku u prit jashtë eventit nga dhjetëra adhurues të saj.

Me të mbërritur në event, fansat e saj brohoritnin fjalët, ‘Liri Palestinës’, gjë që emocioni edhe vetë Bella Hadid-in, e cila po ashtu përsëriti këto fjalë.

Ajo është një avokuese e madhe e kësaj kauze, duke qenë se babai i saj është palestinez.

Super-modelja dha autografe për fansat e saj derisa pozoi edhe për foto me ta.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.