“Babai po masakron mamin”, telefonata që i shpëtoi jetën nënës së dy fëmijëve, policia italiane parandalon krimin

“Përshëndetje, babai po masakron mamin”, kjo ishte telefonata që shpëtoi nënën e dy fëmijëve nga dhuna brutale e partnerit të saj. Ishte telefonata

Tetor 1, 2024 - 09:15
 0
“Babai po masakron mamin”, telefonata që i shpëtoi jetën nënës së dy fëmijëve, policia italiane parandalon krimin

“Përshëndetje, babai po masakron mamin”, kjo ishte telefonata që shpëtoi nënën e dy fëmijëve nga dhuna brutale e partnerit të saj.

Ishte telefonata e vajzës së çiftit, 14 vjeç, e cila njoftoi autoritetet për dhunën që po dëshmonte në banesën e saj.

Babai i saj po dhunonte me grushta dhe shqelma të ëmën, teksa situata mund të kishte përfunduar më keq. Ngjarja u regjistrua në Frosinones, Itali, teksa autoritetet mundën të vinin në pranga autorin e dhunës.

Policia gjeti partneren 35-vjeçare të autorit me shenja të dukshme dhune në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fytyrë. Ndonëse e trembur, ajo tregoi dhunën e përjetuar, duke çuar në arrestimin e të shoqit./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.