PAMJE/ Përmbytje vdekjeprurëse në Nepal, të paktën 209 viktima, vendi “zhytet” në baltë

Autoritetet numërojnë 209 të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Nepal. Ekipet e kërkim-shpëtimit do të nisin këtë të martë punën për të

Tetor 1, 2024 - 09:15
 0
PAMJE/ Përmbytje vdekjeprurëse në Nepal, të paktën 209 viktima, vendi “zhytet” në baltë

Autoritetet numërojnë 209 të vdekur si pasojë e përmbytjeve në Nepal. Ekipet e kërkim-shpëtimit do të nisin këtë të martë punën për të gjetur personazh e zhdukur, teksa vendi është “zhytur” në baltë dhe mbetje që lanë pas përmbytjet.

Gjatë natës së premte deri të shtunën, kryeqyteti i Nepalit dhe pjesa më e madhe e Nepalit lindor dhe qendror përjetuan reshjet më të mëdha të shiut në të paktën dy dekada.

Rrethe të tëra të Katmandu u goditën nga “përrenjtë e baltës dhe mbeturinave” pas vërshimit të papritur të lumit Bagmati , i cili rrjedh nëpër luginën ku ndodhet kryeqyteti.

Ushtria Nepaleze sqaroi se tashmë ka proceduar me evakuimin e nxituar të më shumë se 4000 personave, shumë prej tyre me helikopterë, varka me motor dhe kano.

Të paktën 35 nga viktimat u varrosën të gjallë brenda tre automjeteve kur një rrëshqitje dheu përfshiu një pjesë të rrugës në jug të Katmandu, tha policia./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.