DETAJE / Kapen mbi 200 kg kokainë në Itali, në pranga tre shqiptarë në Itali
Policia italiane ka sekuestruar mbi 200 kilogramë kokainë ndërsa ka vendosur në pranga 3 shqiptarë. Fillimisht policia ka gjetur 142 kilogramë kokainë në zonën e Vimercates ndërsa 60 kilogramë të tjera i ka sekuestruar në Milano. Në Vimercate droga është gjetur e fshehur brenda disa makinave të parkuara në garazhet e një pallati. Kapja e […]
Policia italiane ka sekuestruar mbi 200 kilogramë kokainë ndërsa ka vendosur në pranga 3 shqiptarë. Fillimisht policia ka gjetur 142 kilogramë kokainë në zonën e Vimercates ndërsa 60 kilogramë të tjera i ka sekuestruar në Milano.
Në Vimercate droga është gjetur e fshehur brenda disa makinave të parkuara në garazhet e një pallati.
Kapja e drogës prej 200 kilogramësh erdhi si rezultat i operacionit të kryer nga karabinierët të cilët vendosën në pranga dy persona, të dy shqiptarë, njëri prej të cilëve kishte marrë me qira garazhet në të cilat u sekuestrua lënda narkotike.
Operacioni i policisë u finalizua të premten e 27 shtatorit por është bërë publik vetëm orët e fundit. Karabinerëve u është dashur ndërhyrja e një automjeti të zjarrfikësve për të hapur me forcë grilat e garazhit.
Pasi kanë hapur garazhin, policia ka gjetur edhe drogën brenda automjeteve, e cila ishte e paketuar dhe e bërë gati për t’u shitur, raportojnë mediat italiane.
Sipas policisë italiane, kjo është një sasi rekord e kapur në këtë zonë. Ndërkohë, në Milano policia arrestoi një tjetër shqiptar të cilit i kanë gjetur 60 kilogramë kokainë. Këtij të fundit dy bashkatdhetarët e tij në Vimercate i kishin dorëzuar pak më parë një ngarkesë prej 60 kilogramë kokainë, duke e çuar mbi 200 kilogramë drogë të kapur në total.
/a.r
What's Your Reaction?