Ushtria e Izraelit në Liban, shpërthime masive dhe frikë në Lindjen e Mesme
Forcat e ushtrisë izraelite u futën mbrëmë në territorin e Libanit të jugut duke sulmuar pozicionet e Hezbollah. Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga
Forcat e ushtrisë izraelite u futën mbrëmë në territorin e Libanit të jugut duke sulmuar pozicionet e Hezbollah.
Lajmi u konfirmua zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes së Izraelit, e cila më parë kishte njoftuar SHBA-në për nisjen e sulmit në Liban.
Lebanon pic.twitter.com/TB7rBW9eLF
— Mossad Commentary (@MOSSADil) September 30, 2024
Gjithçka nisi pas ditësh të tëra bombardimesh në jug të Bejrutit si edhe disa operacioneve të mëdha sabotazhi përmes shpërthimit të mijëra “biperave” dhe radiove që përdoreshin nga operativët e Hezbollahut duke lënë disa të vdekur dhe mijëra të plagosur.
Ministria e Mbrojtjes së Izraelit njoftoi sot përmes ushtarakëve të lartë se nuk bëhet fjalë për një pushtim masiv të Libanit, por “disa operacione të kufizuara në jug”, ndërkohë që Hezbollahu njoftoi se kishte nisur rezistencën ndaj forcave izraelite duke vrarë disa prej atyre që “kishin shkelur kufirin”.
Forcat ajrore të Izraelit goditën sërish objektiva në jug të Bejrutit gjatë mbrëmjes së sotme duke lënë disa të vdekur.
Gjithçka po ndodh ka shkaktuar frikë në Lindjen e Mesme për një përshkallëzim të situatës duke futur në luftë edhe aktorë të tjerë në rajon. /vizionplus.tv
What's Your Reaction?