A e realizon dot Partia Demokratike mosbindjen civile?

Nga Ervis Iljazaj Arrestimi i deputetit Ervin Salianji ka ndryshuar edhe njëherë kursin politik të opozitës shqiptare. Pas një kohe paqeje ku u aprovuan edhe ligje të rëndësishme në bashkëpunim me mazhorancën, tashmë duket sikur çdo gjë ka ndryshuar dhe marrëdhënia midis palëve do të vazhdojë e tensionuar. Opozita shqiptare do të vashdojë të vendosë […]

Tetor 1, 2024 - 10:10
 0
A e realizon dot Partia Demokratike mosbindjen civile?

Nga Ervis Iljazaj

Arrestimi i deputetit Ervin Salianji ka ndryshuar edhe njëherë kursin politik të opozitës shqiptare. Pas një kohe paqeje ku u aprovuan edhe ligje të rëndësishme në bashkëpunim me mazhorancën, tashmë duket sikur çdo gjë ka ndryshuar dhe marrëdhënia midis palëve do të vazhdojë e tensionuar. Opozita shqiptare do të vashdojë të vendosë në qendër të retorikës së saj çmontimin e reformës në drejtësi dhe rrëzimin e Ramës. Sepse sipas saj, pushteti po e përdor drejtësinë me qëllim asgjesimin e opozitës.

Megjithëse rasti i Salianjit është totalisht i ndryshëm nga rasti i Sali Berishës. I pari është dënuar në kuadër të betejës politike dhe i dyti akuzohet për korrupsion. I pari u gjykua nga një trupë gjykuese e gjykatave normale, ndërsa zoti Berisha nga SPAK dhe GjKKO, të cilat janë institucionet e drejtësisë më të bësueshme sot për sot në sistemin e drejtësisë. Dhe nëse zoti Salianji do të gjykohej nga SPAK dhe GjKKO, me shumë gjasa nuk do të ishte dënuar. Jo sepse SPAK apo GJKKO janë të shenjta, por thjesht janë mgjykata normale dhe profesionale, ndryshe nga pjesa tjetër e sistemit të drejtësisë. Janë gjykata ku ndikimi politik është në nivele të ulëta, në raport me të gjitha gjykatat e tjera të cilat ndikohen politikisht.

E megjithatë, rasti i Salianjit pritej që të përdorej nga Partia Demokratike për të rindezur luftën me sistemin e drejtësisë. Dhe për këtë kanë shpallur mosbindjen civile, që për hir të së vërtetës është e disata herë që e bëjnë.

Një parti politike ka të drejtën të zgjedhë mjetet që mendon ajo që janë më efikase në arritjen e qëllimit. Në demokraci të gjitha mjetet lejohen, madje edhe mosbindja civile. Dhe qëllimi është i qartë, çmontim i reformës në drejtësi dhe rrëzimi i Ramës. Por në çdo zgjedhje që bëhet duhet të kesh parasysh kostot dhe përfitimet. Sa herë që zgjidhet një strategji e caktuar, ajo ose duhet të çohet deri në fund ose nuk duhet nisur fare. Sepse dëmet që sjell për nje forcë politike janë shumë të mëdha nëse strategjia nuk ka sukses, pasi humbet besimin që qytetarët kanë tek ajo. Për shembull këtë strategji Partia Demokratike e provoi për disa vite me radhë me lënien e mandateve, me bojktotimin e zgjedhjeve lokale dhe me një sjellje radikale në përgjithësi. Çështja është se kostot që mori do ti duhet ti vuajë edhe për shumë vite me radhë. Jo vetëm PD por e Shqipëria në përgjithësi, duke krijuar një super pushtet të Edi Ramës.

Në këtë kuptim, Partia Demokratike mund ta zgjedhë mosbindjen civile si strategji, por a e bën dot? A arrin dot PD të ndezë revoltën qytetare siç dogjën karriget e parlamentit në mënyrë që të paralizojë sistemin politik dhe të ndryshojë konjukturën politike. Nëse mendon që e bën atëherë le ta bëjë. Në të kundërt, as mos ta nisë fare, pasi ksotot që do të marrë do të jenë edhe më të mëdha. Fakt është që deri më sot nuk ka arritur ta bëjë një gjë të tillë.

Një qëllim mund të arrihet edhe me protesta apo radikalitet, por edhe me mjete të tjera që mund të jenë më efikase. Problemi qëndron se opozita sot duket e vetmuar. Në kuptimin që nuk ka ku të ankohet. Të gjitha pretendimet e saj për kapje të drejtësisë dhe përdorim të saj kundër opozitës nuk mund ti adresojë dot ndërkombëtarisht sepse është e izoluar totalisht. Aleatët ndërkombëtarë të Shqipërisë, pavarësisht ideve se jemi vend sovran, se duhet ti zgjidhim gjërat vetë etj, luajnë një rol të rëndësishëm në arritjen e objektivave politikë. Dy entitete janë më të pushtetshme se Edi Rama. Populli dhe ndërkombëtarët. Njërin nga të dy duhet ta kesh me vete. Nëse s’ke asnjë me vete, do të thotë që je në strategjinë dhe në rrugën e gabuar.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.