Një ‘opozitë’ siç e do Edi Rama!
Nga Namir Lapardhaja Deputetët dje kishin seancën e ngritjes së problemeve të zonave të tyre. Në vend që të flisnin për njerëzit dhe për demokratët, ata folën për hallet e tyre. Në vend të flisnin për korrupsionin e Edi Ramës, ata thanë që Rama na ka burgosur Berishën. Në vend që të flisnin për talljen […]
Nga Namir Lapardhaja
Deputetët dje kishin seancën e ngritjes së problemeve të zonave të tyre.
Në vend që të flisnin për njerëzit dhe për demokratët, ata folën për hallet e tyre. Në vend të flisnin për korrupsionin e Edi Ramës, ata thanë që Rama na ka burgosur Berishën.
Në vend që të flisnin për talljen e qeverisë me pensionistët, ata thanë se Rama do na burgosë Ilir Metën.
Në vend që të flisnin për talljen me shëndetësinë falas dhe për heqjen e ilaçeve të shtrenjta për pensionistët nga skema e rimbursimit, ata thanë se po na burgosin Fatmir Mediun.
Në vend që të flisnin për dështimin e arsimit dhe për problemet e mëdha që po kalon shoqëria shqiptare, ata folën për burgosjen e Fredi Bejlerit.
Një opozitë që s’ka hallet e njerëzve, por hallet e saj. Në fakt, kjo është bash opozita që i duhet Edi Ramës.
Jo vetëm që nuk kanë mundësi për ta rrëzuar Ramën, por ndërtojnë një Ramë që ka fuqi të mbinatyrshme dhe kontrollon gjithçka.
E vërteta është se e vetmja fuqi e Ramës është kjo opozitë e drejtuar nga Berisha dhe e shumëfishuar në shumë kopje të shëmtuara të tij.
What's Your Reaction?