Andres Iniesta pritet të njoftojë tërheqjen nga futbolli

Sipas mediave spanjolle, Andres Iniesta do të shpallë tërheqjen e tij nga futbolli në një event special që do të zhvillohet më 8

Tetor 1, 2024 - 11:30
 0
Andres Iniesta pritet të njoftojë tërheqjen nga futbolli

Sipas mediave spanjolle, Andres Iniesta do të shpallë tërheqjen e tij nga futbolli në një event special që do të zhvillohet më 8 tetor.

Futbollisti i njohur doli nga akademia e Barcelonës, e famshmja “La Masia” dhe debutoi me ekipin e parë në vitin 2002, në moshën 18-vjeçare. Ai ka 35 trofe në koleksionin e tij, duke e bërë atë futbollistin spanjoll më të suksesshëm të të gjithë kohërave.

Në nivel kombëtar, ai ndihmoi ekipin e tij të fitonte Kampionatin Evropian 2008, duke luajtur në çdo ndeshje, si dhe në 2012. Iniesta ishte gjithashtu një lojtar kyç i ekipit kombëtar në Kupën e Botës 2010, duke shënuar golin e fitores në finale  kundër Holandës.

Ai fitoi çmimin Futbollisti më i mirë në Evropë në vitin 2012 dhe u emërua Lojtari Botëror i Vitit nga Federata Ndërkombëtare e Statistikave (IFFHS) në 2012 dhe 2013. Pas një karriere 18-vjeçare në Barcelonë (2000-2018), ku shënoi 35 gola në 442 paraqitje me ekipin e parë, ai luajti për pesë vjet në Japoni dhe Vissel Kobe, përpara se të përfundonte në verën e vitit 2023 në Emirate. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.