Itali, aeroporti i Bergamos mbyllet përkohësisht

Nisjet dhe uljet e avionëve janë pezulluar përkohësisht në aeroportin Orio al Serio të Bergamos. Më herët këtë mëngjes, një gomë shpërtheu në një aeroplan

Tetor 1, 2024 - 11:30
 0
Itali, aeroporti i Bergamos mbyllet përkohësisht

Nisjet dhe uljet e avionëve janë pezulluar përkohësisht në aeroportin Orio al Serio të Bergamos. Më herët këtë mëngjes, një gomë shpërtheu në një aeroplan të Ryanair që sapo kishte mbërritur nga Barcelona.

Nuk pati të lënduar dhe zjarrfikësit u mobilizuan menjëherë për të ndihmuar pasagjerët të largoheshin nga avioni.

Siç është njoftuar nga Aeroporti i Bergamos, aeroporti do të rifillojë funksionimin normal pasi avioni të hiqet nga pista./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.