Izraeli njoftoi nisjen e ofensivës tokësore, Hezbollahu hedh poshtë pretendimet: Nuk kanë hyrë ende në Liban

Izraeli njoftoi se ka nisur një ofensivë tokësore në Liban, pretendime të cilat janë hedhur poshtë nga Hezbollahu. Në një deklaratë, bëhet me dije se forcat izraelite nuk kanë hyrë ende në Liban, ndërsa shtohet se nuk ka pasur përleshje të drejtpërdrejta mes luftëtarëve të tyre dhe forcave izraelite. Megjithatë grupi ka siguruar se është […]

Tetor 1, 2024 - 15:20
 0
Izraeli njoftoi nisjen e ofensivës tokësore, Hezbollahu hedh poshtë pretendimet: Nuk kanë hyrë ende në Liban

Izraeli njoftoi se ka nisur një ofensivë tokësore në Liban, pretendime të cilat janë hedhur poshtë nga Hezbollahu.

Në një deklaratë, bëhet me dije se forcat izraelite nuk kanë hyrë ende në Liban, ndërsa shtohet se nuk ka pasur përleshje të drejtpërdrejta mes luftëtarëve të tyre dhe forcave izraelite.

Megjithatë grupi ka siguruar se është gati për një përballje të tillë, nëse ajo ndodh.

BBC raporton se pretendimi i Hezbollahut mund të jetë i drejtë, pasi mëngjesin e sotëm, një një zyrtar i lartë i sigurisë foli me median britanike, duke i bërë me dije se forcat tokësore izraelite kishin shkuar shumë pranë Libanit, por se ende nuk kishin hyrë në territorin tokësor të tij.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.