SHBA: Irani po përgatit një sulm me raketa ndaj Izraelit

Disa ditë pasi Irani u zotua për hakmarrje pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha

Tetor 1, 2024 - 16:25
 0
SHBA: Irani po përgatit një sulm me raketa ndaj Izraelit

Disa ditë pasi Irani u zotua për hakmarrje pas vrasjes së liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha se SHBA-ja ka indikacione se Irani po përgatitet të nisë një sulm të menjëhershëm raketor ndaj Izraelit.

Synimi i Iranit është që të mos lërë pa përgjigje asnjë nga “aktet kriminale” të Izraelit, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane Nasser Kanaani gjatë konferencës javore për shtyp, duke iu referuar sulmit izraelit që vrau udhëheqësin e Hezbollahut Hassan Nasrallah.

“Ne jemi të vendosur dhe do të veprojmë në një mënyrë që do ta bëjë armikun të pendohet”, tha ai, duke shtuar se Irani nuk kërkon luftë, por nuk ka frikë prej saj.

Zëdhënësi tha gjithashtu se Irani po monitoron zhvillimet me autoritetet libaneze.

Vrasja e Hassan Nasrallah ka shkaktuar zemërim në Iran, ndërsa Ali Khamenei paralajmëroi së fundmi se Izraeli do të pendohej për veprimin e tij dhe i bëri thirrje të gjithë botës muslimane që të bashkohet dhe të qëndrojë pranë tij.

“Kriminelët sionistë duhet ta dinë se janë shumë të vegjël dhe nuk mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme në strukturën e fortë të Hezbollahut në Liban. Të gjitha forcat e rezistencës në rajon qëndrojnë në krah të Hezbollahut”, tha lideri Iranian.

Ai gjithashtu theksoi se “banda terroriste dominuese e regjimit sionist nuk ka nxjerrë mësim nga lufta kriminale që po vazhdon prej një viti në Gaza”.

Ai shtoi: “Të gjithë muslimanët duhet të qëndrojnë pranë popullit libanez dhe Hezbollahut, të cilët janë krenarë për aftësitë e tyre dhe të ndihmojnë në përballjen me regjimin uzurpues, të padrejtë dhe keqdashës”./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.