VIDEO/ Tension në ajër, avioni rus dhe ai amerikan rrezikojnë përplasjen

Një incident ajror ka ndodhur një javë më parë në Alaskë ku një avion rus dhe një amerikan për pak janë përplasur me

Tetor 1, 2024 - 17:15
 0
VIDEO/ Tension në ajër, avioni rus dhe ai amerikan rrezikojnë përplasjen

Një incident ajror ka ndodhur një javë më parë në Alaskë ku një avion rus dhe një amerikan për pak janë përplasur me njëri tjetrin.

Siç shihet edhe ngna pamjet e publikuara nga Komanda e Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut, avioni rus kalon shumë pranë F-16 amerikane.

F-16 amerikan ishte vendosur në hapësirën ajrore përgjatë bregut të Alaskës për të gjurmuar një aeroplan tjetër rus, një bombardues TU-95, pasi kishte hyrë në zonën e identifikimit të mbrojtjes ajrore të Alaskës.

Pamjet tregojnë momentin dramatik që një luftëtar rus vjen nga pas dhe në mes të bombarduesit rus dhe avionit amerikan, sipas Komandës së Mbrojtjes së Hapësirës Ajrore të Amerikës së Veriut.

Piloti i Forcave Ajrore Amerikane u detyrua të ndërmerrte veprime të shpejta për të shmangur tragjedinë.

Për incidentin në ajër, SHBA akuzon Rusinë. “Sjellja e pilotit të Su-35 ishte e pasigurt, joprofesionale dhe shumë e rrezikshme”, tha gjenerali Gregory Guillot, komandant Komandës Veriore të SHBA-së.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.