Lëshohen më shumë se 400 raketa, mbaron sulmi i Iranit mbi Izrael, IDF paralajmëron: Do të ketë pasoja!

Përfundon sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit. Izraelitët në të gjithë vendin tani janë në gjendje të lënë strehimoret dhe hapësirat e tyre të mbrojtura pas një vlerësimi të situatës, ka thënë IDF. Zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari, tha në një deklaratë për kombin se “në këtë fazë”, ata “nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore […]

Tetor 1, 2024 - 20:00
 0
Lëshohen më shumë se 400 raketa, mbaron sulmi i Iranit mbi Izrael, IDF paralajmëron: Do të ketë pasoja!

Përfundon sulmi raketor i Iranit ndaj Izraelit. Izraelitët në të gjithë vendin tani janë në gjendje të lënë strehimoret dhe hapësirat e tyre të mbrojtura pas një vlerësimi të situatës, ka thënë IDF.

Zëdhënësi ushtarak, kundëradmirali Daniel Hagari, tha në një deklaratë për kombin se “në këtë fazë”, ata “nuk identifikojnë ndonjë kërcënim shtesë ajrore nga Irani”.

“Ka pasur disa goditje në qendër dhe zona të tjera në jug të vendit. Në këtë fazë, ne jemi ende duke vlerësuar situatën”, tha ai.

Ai u zotua se “ky sulm do të ketë pasoja”, duke shtuar: “Ne kemi plane dhe do të veprojmë në vendin dhe kohën që do të vendosim”.

Nuk ka raportime për ndonjë të lënduar pas breshërisë së raketave, tha shërbimi i ambulancës izraelite.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.