Tjetër sulm pranë Tel Avivit, 8 të vrarë dhe disa të plagosur

Një sulm me armë në Jaffa pranë Tel Avivit ka lënë të vdekur tetë persona si dhe disa të plagosur. Sipas mediave të

Tetor 1, 2024 - 20:10
 0
Tjetër sulm pranë Tel Avivit, 8 të vrarë dhe disa të plagosur

Një sulm me armë në Jaffa pranë Tel Avivit ka lënë të vdekur tetë persona si dhe disa të plagosur.

Sipas mediave të huaja, shtatë është numri i të plagosurëve, disa prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

Në pranga kanë rënë dy sulmuesit. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë dy sulmuesit me armë në duar. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një sulm të koordinuar nga Irani së bashku me atë të raketave.

Ndërkohë pak më herët 400 raketa u hodhën drejt Izraelit, pas sirenave për sulm ajror që shpërthyen në të gjithë vendin.

Flakët dhe raketat u panë në qiellin e Tel Aviv-it, sipas mediave shtetërore. Ushtria izraelite konfirmoi raportet dhe tha se raketat u hodhën në Izrael nga Irani.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.