Karamuço plas “bombë” në Quo Vadis: Në Shqipëri ka grupe satanike që kanë tendencë vrasjen e njerëzve

Profesori për kriminalogjinë Ervin Karamuço në një lidhje me “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se në Shqipëri

Tetor 1, 2024 - 22:40
 0
Karamuço plas “bombë” në Quo Vadis: Në Shqipëri ka grupe satanike që kanë tendencë vrasjen e njerëzve

Profesori për kriminalogjinë Ervin Karamuço në një lidhje me “Quo Vadis” të moderuar nga Pranvera Borakaj në Vizion Plus, deklaroi se në Shqipëri ka grupe që ndjekin ritualet okulte.

Sipas tij në Shqipëri operojnë disa grupe satanike, duke nisur nga ata që thjeshtë bëjnë magji pa rrezikuar jetën e njerëzve, por ka dhe nga ata që kanë qëllim vrasjen e tyre.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: Janë njerëz të pushtetshëm?

Karamuço: I bëjnë njerëz që janë të pushtetshëm, që nuk kontrollohen, që kanë para. Duhet të investosh. Dhe pastaj të fillosh dhe t’i mësoh ritual. Nuk përfshihen direkt këta, fillojnë nga profilizmi që u bëjmë njerëzve, forma e veshjes, kurimi i tyre, thonjtë, tatuazhet, ne kuptojmë që janë pjesë e ritualeve ose ndjekin një kulturë të caktuar satanike. Ne i marrim dhe i trajtojmë kur konsumojnë një vepër penale. Ne vepra penale konkrete në lidhje me këto rate kemi shumë pak, për të mos thënë aspak. Në shumë raste ne themi kemi dëmtim të varreve, por nuk themi pse ka ardhur, kemi sakrifikim të kafshëve por nuk shkojnë hetimet deri aty sa të jepet përgjigje. Të gjitha këto raste kalojnë me një vullnet të lirë “e ka bërë autori dhe kaq”, pra kalohen shumë thatë, në Shqipëri ka grupe që ushtrojë ritual, jo vetëm satanike por edhe ritual të tjera të panjohura.e i njohin, i zë kërshëria.

Borakaj: Është një fenomen në të gjithë shqipërinë?

Karamuço: Duhet të bëjmë një dallim, mund të kehstë shtëpi që ndjekin rituale të formave masonike që nuk ndjekin çështje që i përkasin shfrytëzimit të njeriut, nga këto teori që duan të marrin energji nga kafshët dhe njerëzit, këto të dytat janë të rrezikshme., Duhet të dallojmë çafrë ritualesh ndjekin këto shtëpi

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.