Kryeministri britanik telefonatë me Netanyahun: Dënoj sulmin me raketa nga Irani

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu. Gjatë telefonatës ai tha se dënon sulmin e

Tetor 1, 2024 - 22:45
 0
Kryeministri britanik telefonatë me Netanyahun: Dënoj sulmin me raketa nga Irani

Kryeministri britanik, Keir Starmer ka zhvilluar një telefonatë me homologun e tij izraelit Benjamin Netanyahu.

Gjatë telefonatës ai tha se dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit.

“Starmer shprehu angazhimin e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar për sigurinë izraelite dhe mbrojtjen e civilëve”, tha një zëdhënës i Doëning Street, citon BBC.

Ai foli për rëndësinë e një armëpushimi në Liban dhe situatën në Gaza.

Ndërkohë Ebrahim Azizi, kreu i Komitetit të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të Parlamentit të Iranit, ka deklaruar në televizionin shtetëror iranian se do të ketë një tjetër sulm drejt Izrelit.

Ai tha se goditja me raketa ndaj Izraelit, ishte vala e parë e sulmeve të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike. /vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.