Shqipëria i shkon në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve, 30 zjarrfikës nisen drejt vendit fqinj

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez. Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 […]

Tetor 2, 2024 - 09:10
 0
Shqipëria i shkon në ndihmë Greqisë për shuarjen e zjarreve, 30 zjarrfikës nisen drejt vendit fqinj

Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë i është përgjigjur menjëherë kërkesës së autoriteteve greke për ndihmë në shuarjen e zjarreve, që vijojnë prej tre ditësh në Xilocastro, Peloponez. Nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile dhe Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, në operacionet për shuarjen e zjarreve në Greqi do të angazhohen 30 zjarrfikës dhe 5 automjete zjarrfikëse nga Shqipëria.

Efektivët zjarrfikës nga Shqipëria do të angazhohen në bazë të nevojave të paraqitura nga vendi fqinj dhe do të qëndrojnë aty deri në stabilizimin e situatës. Shqipëria, si anëtare e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile është përherë e gatshme të ndihmojë aleatët dhe partnerët e saj në raste e fatkeqësive natyrore.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.