Danimarkë, dy shpërthime pranë ambasadës izraelite në Kopenhagen

Policia daneze njoftoi sot se po heton dy shpërthime pranë ambasadës izraelite në një periferi veriore të Kopenhagës. Nuk është raportuar për të lënduar dhe është ende herët që

Tetor 2, 2024 - 09:10
 0
Danimarkë, dy shpërthime pranë ambasadës izraelite në Kopenhagen

Policia daneze njoftoi sot se po heton dy shpërthime pranë ambasadës izraelite në një periferi veriore të Kopenhagës.

Nuk është raportuar për të lënduar dhe është ende herët që autoritetet të thonë përmasat e shpërthimeve, u tha gazetarëve një zëdhënës i policisë.

“Askush nuk është lënduar dhe ne jemi duke kryer hetimet fillestare në vendngjarje”, tha policia.

“Është e qartë se ambasada izraelite është shumë afër dhe ky është sigurisht gjithashtu një fakt që ne po shqyrtojmë”, tha zëvendës shefi i policisë së Kopenhagës, Jakob  Hansen.

Ambasada izraelite nuk ishte menjëherë e disponueshme për koment kur u kontaktua nga  Reuters .

Disa ambasada dhe konsullata të tjera ndodhen gjithashtu në zonë, si ato të Rumanisë dhe Tajlandës, si dhe ato të Iranit dhe Turqisë, vë në dukje Agence France-Presse./vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.