Nga kodi i zjarreve, te libri i shtëpisë kundër Perëndimit

Nga Ylli Pata Në kohën e inteligjencës artificiale, ku mënyrat e komunkimit janë shumë më të lehta edhe në të gjithë mënyrat, PD zgjodhi t’i rikthehet mesjetës, e të japë sinjale nëpëmjet zjarrit. Natyrisht nuk kishte ndonjë kod të komplikuar, siç bënin ushtritë mesjetare për të komunikuar me lëvizjen e urave të zjarrit, mesazhi që […]

Tetor 2, 2024 - 09:15
 0
Nga kodi i zjarreve, te libri i shtëpisë kundër Perëndimit

Nga Ylli Pata

Në kohën e inteligjencës artificiale, ku mënyrat e komunkimit janë shumë më të lehta edhe në të gjithë mënyrat, PD zgjodhi t’i rikthehet mesjetës, e të japë sinjale nëpëmjet zjarrit.

Natyrisht nuk kishte ndonjë kod të komplikuar, siç bënin ushtritë mesjetare për të komunikuar me lëvizjen e urave të zjarrit, mesazhi që solli PD të hënën ishte bombastic.

Me gjasë për të zënë headline-t të mediave europiane e më tej, me një “gjetje” jashtë çdo parashikimi. Të ndezin një supërzjarr përpara Parlamentit shqiptar, duke shërbyer si lëndë ndjegëse ulëset e Kuvendit.

Nuk se nuk pati impakt, pasi simboli siç e quajti Gazment Bardhi ishte më shumë se i fortë. Ishte i frikshëm. Mendo, që opozita e pra vitit 2013, të merrte mundimin të ndizte ndonjë gomë, apo një karrike të vogël para sallës së seancave plenare?

Jo vetëm ai që hidhte benzinën e shkrepi çakmakun do të ishte në burg, por për muaj e muaj, do të shikonim bubullimat e “zjarrëvënësve” në konferenca shtypi, mbledhje qeverie, mbledhje grupi, e natyrisht si për ëmbëlsirë në panelet e darkës.

Megjithatë, ajo që ndodhi të hënën kishte si qëllim të bënte bujë, e natyrisht e bëri. Por objektivi i vërtetë ishte të nxjerrin nga “sordina” diplomatët perëndimorë në Tiranë, të cilët, ka kohë që nuk ua varin deputetëve të PD-së së Berishës.

E siç dihej qëndrimet zyrtare ishin të forta, dënuese dhe distancuese ndaj dhunës ekstreme në djepin e një demokracie-parlamentit.

Në kor, tre fuqitë e mëdha të Perëndimit: SHBA, BE dhe Britania e Madhe, reaguan fort, siç në fakt kanë bërë përgjithsisht kur dhuna është përdorur sim jet politik në vend.

Por qëllimi i zjarrit ishte pikërisht që ndodhte ajo ë ndodhi sot: sharja me libër shpie i gjithë diplomatëve Perëndimor pas reagimit.

Sepse realisht ky është kodi politik i opozitës së Sali Berishës. Nxjerrja në pritë e zyrtarëve të SHBA, BE dhe Britanisë së Madhe, për t’i gjuajtur me bararetë e artilerisë së tyre.

Me synimin që ndonjë predhë rikoshet të bjerë nga SPAK, që të trembë prokurorët për dosjen aktuale ndaj Berishës dhe të tjerat që priten të hapen. Po a mundet që kjo lloj lufte proxi e tipit Hezbullah me inflacion raketash të trembë Perëndimin. A mundet?!

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.