Habit imami Ilir Curri: Politikanët shqiptarë iu drejtohen magjistarëve për të manipuluar njerëzit

Imami Ilir Curri, mbrëmjen e djehsme ishte i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, ku u diskutua për magjitë dhe ritet okulte. Imami Ilir Curri tha se në Egjiptin e Lashtë magjia dhe pushteti kanë qenë të pandashme dhe magjia përdorej për të frikësuar njerëz. Ilir Curri: Pushteti dhe magjia kanë qenë […]

Tetor 2, 2024 - 09:30
 0
Habit imami Ilir Curri: Politikanët shqiptarë iu drejtohen magjistarëve për të manipuluar njerëzit

Imami Ilir Curri, mbrëmjen e djehsme ishte i ftuar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, ku u diskutua për magjitë dhe ritet okulte. Imami Ilir Curri tha se në Egjiptin e Lashtë magjia dhe pushteti kanë qenë të pandashme dhe magjia përdorej për të frikësuar njerëz.

Ilir Curri: Pushteti dhe magjia kanë qenë të pandashme në Egjiptin e lashtë. Magjinë e kanë përdorur për të frikësuar njerëzit.

Pranvera Borakaj: A janë politikanët të lidhur me magjinë?

Ilir Curri: Pajetër! Që të gjithë ata njerëz që synojnë pushtetin i drejtohen magjistarëve për të parashikuar dhe manipuluar njerëzit. Magjia është një e keqe që të çon në mohim të Zotit. Ai që merret me magji është armik i Zotit.

Pranvera Borakaj: A i drejtohen njerëzit institucioneve fetare për të hequr magjinë?

Ilir Curri: Kjo është më e mira. Nuk duhet të bien pre e sharlatanëve. Drejtimi tek institucionet është zgjidhja. Magjia nuk është diçka për të pasur frikë. Magjia nuk ka asnjë forcë për ata që besojnë dhe janë të lidhur me Zotin, për ata që dinë formulat kundër magjisë.

/a.r

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.