Tronditet Gjermania, 38-vjeçarja spiunonte te kinezët për kompaninë më të madhe të mbrojtjes

Një rast spiunazhi ka tronditur Gjermaninë, pasi është mësuar se një grua kineze, e identifikuar vetëm si Yaqi, u arrestua pas dyshimeve se

Tetor 2, 2024 - 10:50
 0
Tronditet Gjermania, 38-vjeçarja spiunonte te kinezët për kompaninë më të madhe të mbrojtjes

Një rast spiunazhi ka tronditur Gjermaninë, pasi është mësuar se një grua kineze, e identifikuar vetëm si Yaqi, u arrestua pas dyshimeve se i ka raportuar të dhëna një agjenti sekret kinez.

Prokurorët gjermanë, të cilët lëshuan urdhër-arrestin, njoftuan se 38-vjeçarja punonte për një kompani që ofronte shërbime logjistike në aeroport.

“Në periudhën nga gushti 2023 deri në shkurt 2024, gruaja ka transmetuar në mënyrë të përsëritur informacione mbi fluturimet, ngarkesat dhe pasagjerët në aeroport te një agjent i shërbimeve kineze, përkatësisht të proceduarit tashmë penalisht Jian G”, specifikohet në një shënim të prokurorisë federale gjermane.

Shtëpia dhe vendi i punës së 38-vjeçares u kontrolluan nga autoritetet. Sipas akuzës, ajo ka përfituar nga pozicioni i saj për të marrë informacione për “transportin e materialit ushtarak dhe personave me lidhje me një kompani gjermane të prodhimit të armëve”.

Kompania e shënjestruar nga aktiviteti i spiunazhit është Rheinmetall, kompania më e madhe gjermane e mbrojtjes, e cila luan një rol udhëheqës në furnizimin me armë, mjete të blinduara dhe pajisje ushtarake në Ukrainë.

Gruaja, së bashku me Jian G., i kaluan informacione shërbimeve sekrete të Pekinit.

“Është e qartë se Gjermania është në qendër të shërbimeve sekrete të huaja”, deklaroi ministri gjerman i Drejtësisë, Marco Buschmann. Ai tha se ky kërcënim është veçanërisht i vërtetë nëse i referohemi shërbimeve të inteligjencës së vendeve me të cilat kemi një rivalitet sistematik.

 “Arrestimi tregon gjithashtu se autoritetet e sigurisë së brendshme janë efektive dhe janë në gatishmëri”, shtoi Buschmann. /vizionplus.tv

 

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.