Boris Johnson thyen protokollin mbretëror, zbulon sekretin e mbretëreshës Elizabeth II

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka ngjallur një reagim të ashpër pasi shkeli protokollin mbretëror duke zbuluar në librin e kujtimeve të tij se mbretëresha Elizabeth II kishte kancer në kocka para vdekjes së saj. Libri i i cili do të dalë më 10 tetor thuhet se ka disa fragmente ku rrëfen ditët e fundit të […]

Tetor 2, 2024 - 12:20
 0
Boris Johnson thyen protokollin mbretëror, zbulon sekretin e mbretëreshës Elizabeth II

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson ka ngjallur një reagim të ashpër pasi shkeli protokollin mbretëror duke zbuluar në librin e kujtimeve të tij se mbretëresha Elizabeth II kishte kancer në kocka para vdekjes së saj.

Libri i i cili do të dalë më 10 tetor thuhet se ka disa fragmente ku rrëfen ditët e fundit të Mbretëreshës në Balmoral Castle në Skoci.

Johnson zyrtarisht dha dorëheqjen vetëm dy ditë para vdekjes së Elizabeth II në shtator 2022, dhe në vitet që pasuan, ka pasur spekulime intensive për mënyrën se si ajo vdiq.

“Unë e di për një vit ose më shumë se ajo kishte një formë të kancerit të kockave dhe mjekët e saj ishin të shqetësuar se në çdo moment ajo mund të shkonte në një rënie të shpejtë,” thuhet në një fragment.

Dëshmia e Johnson është treguesi i parë publik nga një ish-zyrtar i lartë i qeverisë për atë që mund të ketë qenë shkaku i vdekjes së Mbretëreshës. Ndërkohë certifikata e saj e vdekjes rendit fjalën “pleqëria” si shkak.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.