BE: Thirrje për përmbajtje dhe armëpushim pas sulmit raketor iranian

BE dënon sulmin e djeshëm me raketa iraniane ndaj Izraelit, ndërsa bën thirrje për armëpushim në vijën kufitare të Libanit dhe Gazës, si dhe

Tetor 2, 2024 - 12:30
 0
BE: Thirrje për përmbajtje dhe armëpushim pas sulmit raketor iranian

BE dënon sulmin e djeshëm me raketa iraniane ndaj Izraelit, ndërsa bën thirrje për armëpushim në vijën kufitare të Libanit dhe Gazës, si dhe lirimin e pengjeve izraelitë.

Kryetarja e diplomacisë evropiane u bëri thirrje të gjitha palëve për “përmbajtje maksimale”.

“Dënoj në mënyrën më të fortë të mundshme sulmin raketor të djeshëm të Iranit kundër Izraelit”, theksoi presidentja e  Komisionit.

Ursula Von Der Leyen u bëri thirrje të gjitha palëve të mbrojnë jetën e qytetarëve të pafajshëm.

“BE vazhdon të apelojë për një armëpushim përtej kufirit me Libanin dhe në Gaza, dhe për lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura për gati një vit.”

Mbrëmë vonë, kryetari i diplomacisë evropiane bëri thirrje për përmbajtje maksimale në sfondin e sulmit raketor iranian ndaj Izraelit, duke folur për një “cikël” të rrezikshëm sulmesh dhe përshkallëzim të pakontrolluar në rajon.

Në njoftimin e tij, Josep Borel theksoi se “BE dënon në termat më të ashpër sulmin e Iranit ndaj Izraelit, i cili përbën një kërcënim serioz për stabilitetin rajonal”.

Në përfundim, ai theksoi se BE është dhe do të vazhdojë të jetë në kontakt të ngushtë me të gjitha palët e përfshira./vizionplus.tv

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.