Roma në telashe, Policia Financiare ‘troket’ në dyert e klubit! Gjoba deri në 34 mln euro

Klubi i Serie A, Roma rrezikon të gjobitet me 34 milionë euro. Këtë raporton “La Repubblica” pasi Guardia di Finanza ka shqyrtuar pasqyrat financiare të klubit nga viti 2016 deri në vitin 2021. Pas kontrolleve të Grupit Sportiv Fiamme Gialle për taksat e papaguara dhe refuzimit të klubit për të arritur një pajtim, topi i […]

Tetor 2, 2024 - 12:55
 0
Roma në telashe, Policia Financiare ‘troket’ në dyert e klubit! Gjoba deri në 34 mln euro

Klubi i Serie A, Roma rrezikon të gjobitet me 34 milionë euro. Këtë raporton “La Repubblica” pasi Guardia di Finanza ka shqyrtuar pasqyrat financiare të klubit nga viti 2016 deri në vitin 2021.

Pas kontrolleve të Grupit Sportiv Fiamme Gialle për taksat e papaguara dhe refuzimit të klubit për të arritur një pajtim, topi i kalon Agjencisë së të Ardhurave.

Kështu Roma rrezikon një goditje të madhe nga organet tatimore. Dhe jo e parëndësishme, duke pasur parasysh shifrat e përfshira. Po flasim për miliona euro. Policia Financiare ka analizuar pasqyrat financiare të kompanisë nga viti 2016 deri në vitin 2021 dhe përfundimet që ka arritur nuk janë aspak ngushëlluese; auditimi përfundoi me një ankesë administrative për “deklarim të gënjeshtërt”.Grupi amerikan ‘Friedkin’ që zotëron Romën mund të përballet me gjoba që kapin vlerën e 34 mln eurove.

What's Your Reaction?

like

dislike

love

funny

angry

sad

wow

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.